75 Mall Live Search
22:48 / E Premte, 04 Shtator 2020 / indeksADMonline

Hoti nga Amerika: Me marrëveshjen e sotme arrijmë drejt njohjes reciproke

Kryeministri, Avdullah Hoti e ka quajtur lajm të jashtëzakonshëm për Kosovën, marrëveshjen e sotme me Serbinë në Shtëpinë e Bardhë.

Sot, në Shtëpinë e Bardhë, nënshkruam një marrëveshje që është hap i madh drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë”, ka shkruar Hoti, raporton Indeksonline.

Tutje, kryeministri thotë se synimi i tij është arritja e njohjes reciproke.

Marrëveshja e sotme me karakter ekonomik, është një hap shumë i rëndësishëm drejt arritjes së njohjes reciproke”.