75 Mall Live Search
13:39 / E Diele, 10 Janar 2021 / OSH

Hoti nga Dragashi: LDK-ja është shtëpia jonë e madhe, ndërsa fitorja e saj quhet Republika e Kosovës

Kandidati për kryeministër nga radhët LDK-së, Avdullah Hoti sot ka vizituar komunën e Dragashit.

Nga atje, ai ka paralajmëruar fitoren e LDK-së në zgjedhjet e 14 shkurtit, transmeton Indeksonline.

Postimi i plotë i Avdullah Hotit:

Në Dragashin e punës dhe bashkëjetesës!

LDK-ja është shtëpia jonë e madhe, ndërsa fitorja e saj quhet Republika e Kosovës dhe ekzistenca e saj, ndaj ne jemi me shtëpinë tonë, përkatësisht me Kosovën.

Ky ishte mesazhi që na kishin rezervuar strukturat, anëtarët dhe simpatizantët, me rastin e vizitës sonë në këtë degë.Faleminderit Dragash, ne jemi me ju!

Krenar që bujqësia ka qenë dhe do të mbetet prioritet i qeverisjes sonë, për të mirat tona e nga toka jonë e çmuar.Zoti e bekoftë Dragashin! Zoti e bekoftë LDK-në!