Hoti: Nga mundësia për njohje reciproke, dialogu ka përfunduar me diskutim për zbatimin e asociacionit

Ish- kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar rreth takimit të Kurtit me Vuçiqin në Bruksel.
Ai ka thënë se nga mundësia që ka qenë për njohje reciproke në Shtëpinë e bardhë, dialogu ka përfunduar në Shkup, për tu diskutuar rreth detajeve për zbatimin e asociacionit.
‘’Nga mundësia për nënshkrim të marrëveshjes finale për njohje reciproke në Shtëpinë e Bardhë apo në qendrat e tjera të Quintit, dialogu ka përfunduar në Shkup dhe atë për të diskutuar datën dhe detajet e zbatimit të asociacionit’’, ka shkruar deputeti.
Postimi i plotë:
Çfarë degradimi!
Nga mundësia për nënshkrim të marrëveshjes finale për njohje reciproke në Shtëpinë e Bardhë apo në qendrat e tjera të Quintit, dialogu ka përfunduar në Shkup dhe atë për të diskutuar datën dhe detajet e zbatimit të asociacionit. /IndeksOnline/