Hoti nga Shkupi komenton propozim aktakuzën ndaj Thaçit e Veselit

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti po zhvillon vizitën zyrtare në Maqedoninë e Veriut.
Hoti në një konferencë të përbashkët për media, me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ka komentuar sërish për propozim aktakuzën ndaj Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit.
“Kosova ka dhënë gjithmonë evidencë dhe ka treguar vendosmëri që të respektojë plotësisht vendimet e organeve të drejtësisë. Duhet të nisemi nga parimi që secili, që mund të përfshihet në këto procese, është i pafajshëm derisa nuk ka një vendim përfundimtar të Gjykatës”.
“Në këtë Gjykatë nuk gjykohet lufta për liri dhe pavarësisë dhe duhet të respektohet parimi i prezumimit të pafajësisë, derisa nuk ka ndonjë vendim përfundimtar”.
Hoti theksoi se edhe në të kaluarën kur liderët e ndryshëm në Kosovë kanë qenë të përfshirë në këto raste nga gjykatat “kemi treguar maturinë e nevojshme shtetërore për të respektuar pavarësinë e institucioneve të drejtësisë”.