09:40 / E Enjte, 09 Korrik 2020 / indeksADMonline

Hoti, ngushëllon për vdekjen e ushtarit amerikan të KFOR-it

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka shprehur ngushëllime për humbjen e jetës së ushtarit amerikan, Alexander Blake Klass.

“I shpreh ngushëllimet e mia dhe të Qeverisë së Republikës së Kosovës, komandantit të forcave të NATO-së në Kosovë, KFOR, gjeneralmajor Michele Risi, për humbjen e jetës së ushtarit të klasit të parë, Alexander Klass. Në këto momente të vështira për familjen, ushtrinë amerikane dhe forcat e KFOR-it, u qëndroj pranë, duke u shprehur ngushëllimet e mia më të sinqerta për këtë humbje që na ka lënduar të gjithëve”, shkroi Hoti në Facebook.

Në nderim të ushtarit amerikan, Alexander Blake Klass, nga Willamina e Oregonit, në kampin e Novosellës, sot flamuri amerikan në sheshin “Bill Clinton” në Prishtinë do të ulet në gjysmështizë.