75 Mall Live Search
08:48 / E Enjte, 14 Janar 2021 / OSH

Hoti nis ditën më një sqarim, për procesin e dialogut

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti ka thënë se po fliten disa të pavërteta rreth procesit të dialogut me Serbinë. Andaj, ai ka bërë një sqarim ku ka treguar parimet e tij rreth kësaj teme.

“Lidhur me qasjen time dhe të Qeverisë e Republikës së Kosovës në raport me procesin e dialogut po thuhen gjëra të pavërteta, prandaj dua të sqaroj:
Ne kemi hyrë në dialog me Serbinë mbi parime të qarta:

  • Udhërrëfyes ka qenë dhe mbetet Kushtetuta e Kosovës.
  • Integriteti territorial i Kosovës është i panegociueshëm.
  • Organizimi kushtetues i Kosovës nuk preket.
  • Nuk ka asociacion me kompetenca ekzekutive.
  • Marrëveshja finale duhet të përfshijë njohjen reciproke ndërmjet dy vendeve.
    Këto parime janë mbështetur edhe nga partnerët tanë. Nuk do të ketë lëvizje nga këto parime”, shkruan Hoti në reagim./Indeksonline/