75 Mall Live Search
10:24 / E Diele, 07 Shkurt 2021 / OSH

Hoti njofton: Fakte, fakte, marrëveshja Kosovë-ShBA hyn në fuqi

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti përmes një postimi ka bërë të ditur se ka hyrë në fuqi marrëveshja Kosovë-ShBA për Nxitje të Investimeve.

Hoti u shprehë se Kosova është i vetmi vend në Ballkan që nënshkruan këtë marrëveshje me ShBA-të, transmeton Indeksonline.

Postimi i plotë:

Rikujtim: Marrëveshja e Nxitjes së Investimeve Kosovë – ShBA, e nënshkruar më 31.12.2020, ka hyrë në fuqi.
Faleminderit ShBA që po na dëshmon miqësinë speciale me Kosovën.

Fakte, fakte: Kosova është e vetmja në Ballkan që nënshkruan këtë marrëveshje me ShBA-të.

Të hënën kam ftuar bizneset për t’i informuar për mundësitë që ofron kjo marrëveshje për financimin e investimeve, sigurime të rrezikut, grante për ndihmë teknike etj.

Zoti e bekoftë ShBA-të.
Zoti e bekoftë Kosovën.