17:35 / E Martë, 01 Dhjetor 2020 / Blerim

Kryeministri njofton se s’ka masa të reja: Vazhdohet me të njëjtat!

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, është duke mbajtur një konferencë shtypi për menaxhimin e pandemisë COVID-19.

Ai ka thënë se pas takimit të gjatë për analizim të situatës, ka më shumë të shëruar se satë infektuar.

“Sot kemi bërë një vlerësim të detajuar, konstatimi ynë është se gjendja është mjaft serioze, por është nën kontroll.
Janë kriju kapacitete në shtretër, është riorganizu puna e stafit, në IKSHPK janë rrit kapacitetet e testimeve rreth 2000.

Më shumë janë të prekur nga virusi 30-40 vjeç për shkak se janë më aktivë. Numri më i madh është në institucione shëndetësore, kjo tregon për punën e tyre, ballafaqimi i parë me të sëmurët, më pas edhe policia.

Gjatë këtyre 2 javëve, është stabilizu numri i rasteve të reja, numri i rasteve pozitive më i vogël se atyre të shëruarve dhe masat kanë treguar rezultat.
Në bazë të vlerësimit të IKSHPK-së, tregon se e kemi vendosut kurbën nën kontroll.

Sygjerimi i tyre është se masat të mbahen, ndërkaq të vazhdohet me zbatim rigoroz të masave se deri tani”, ka thënë Hoti./Indeksonline