75 Mall Live Search
09:04 / E Premte, 14 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Hoti: Njohja e ndërsjelltë Kosovë-Serbi, qëllimi ynë përfundimtar

Zëvendëskryeministri Avdullah Hoti ka thënë se Qeveria e Re e mirëpret rolin kryesor të SHBA-së Kosovë-Serbi, shkruan IndeksOnline.

Hoti ka thënë se letra e sekretarit Pompeo është e qartë, dhe se njohja e ndërsjelltë e dy shteteve është qëllimi i tyre.

Kështu është shprehur Hoti në llogarinë e tij në “Twitter”.

“ E mirëpresim rolin kyc të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. Letra e sekretarit Pompeo është e qartë – dialogu është i fokusuar në njohjen reciproke, i cili është qëllimi ynë final. Normalizimi i raporteve është jetik për përparimin në rajonin tonë dhe integrimin e gjithë rajonit në Bashkimin Evropian “, ka thënë ai./IndeksOnline/