75 Mall Live Search
21:49 / E Mërkurë, 09 Shtator 2020 / indeksADMonline

Hoti: Nuk besoj se AAK largohet nga koalicionit, por në këtë vend ka një kryeministër, jo dy a tre!

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti ka folur rreth mundësisë së daljes së AAK-së nga koalicioni qeverisës pas përplasjeve rreth marrëveshjes së Uashingtonit.

Ai tha se do të kujdeset që marrëveshja finale të ketë njohjen reciproke.

“Në këtë vend ka vetëm një kryeministër dhe jo dy a tre të tjerë. Askush nuk mund të diktojë politikat qeverisëse”, ka thënë Hoti duke iu referuar përplasjeve të fundit ndërmjet LDK-së dhe AAK-së për liqenin e Ujmanit, e cila është pjesë e marrëveshjes në Shtëpinë e Bardhë.

“Secili duhet të qëndrojë brenda marrëveshjes së koalicionit. Nuk besoj se do të largohen nga koalicioni”, është shprehur Hoti në T7 duke iu referuar AAK-së, partnerit të koalicionit me LDK-në.

Hoti ka folur edhe për kandidaturën e Ramush Haradinajt për president të ardhshëm të vendit.

“Presidenti s’është pjesë e marrëveshjes së koalicionit”, ka treguar Hoti.

Sipas Hotit, Haradinaj “ka bërë gabim” që ka shpallur kandidaturën për president.

“Nuk është koha për zgjedhjen e presidentit. Zyra e presidentit nuk është zbrazët.Kandidaturat shpallen vetëm në Kuvend, dhe jo nga zyrat e partive politike”, ka deklaruar ai.