14:28 / E Enjte, 22 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Hoti: Nuk është momenti për dorëheqjen e Qeverisë

Deputeti i Nismës Socialdemokrate, Enver Hoti, ka thënë se masa e qeverisë së Kosovës për vendosjen e masës prej 100 % për produktet nga Serbia është e arsyeshme dhe e domosdoshme dhe duhet të jetë e qëndrueshme sepse është në interesin e Kosovës dhe qytetarëve të vendit.

Hoti përmes një shkrimi në ‘Facebook’, ka thënë se nuk është momenti për dorëheqjen e qeverisë.

Postimi i plotë i deputetit Hoti:

NË INTERES TË KUJT DO TË ISHTE DORËHEQJA E QEVERISË?!

Me marrëveshjen e 19 Prill 2013, Kosova ka pësuar goditjen më të madhe shtetërore, e cila ka rezultuar duke ngjallur ambicjet hegjemoniste të serbisë, e cila për ditë po e shton agresivitetin e saj në institucionet e Kosovës duke instrumentalizuar Listen Serbe në njerën anë dhe në anën tjetër duke lobuar me mjete formale dhe jo formale kudo në arenën ndërkombëtare për të penguar Kosovën në avansimin dhe anëtarsimin në organizatat ndërkombëtare të rëndësishme.

Masa e Qeverisë së Kosovës për vendosjen 100% të taksës kundrejtë mallrave të Serbisë dhe Bosnjë-Hersegovinës është e arsyshme, e domosdoshme, si dhe duhet të jetë e qendrueshme sepse është në interesin e Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të vendit.

Sot në Kuvendin e Republikës së Kosovës ,LDK-së dhe VV- së, sollën një rezolutë ku kërkojnë dorëheqjen e Qeverisë, mendoj që ëshë papjekuri politike për faktin se për herë të parë Qeveria e Republikës së Kosovës përball Sebisë ka treguar seriozitet dhe goditje që është dashur të ndodhë shumë ma heret. Prandaj, kërkesa e LDK dhe VV do të shfaqte shënja dobësie për Institucionet e Kosovës, si dhe do ta dëmtonte Kosovën përballë Serbisë, por edhe në arenën ndërkombëtare.

Andaj me të drejt shtrohet pyetja se kërkesa për dorëheqje në këtë moment a është në forcimin e Republikës së Kosovës apo është në dëm të saj?

Mendoj që kjo rezolutë fare nuk duhet të debatohet nga deputetët dhe propozoj që kjo rezolutë të tërhiqet nga propozuesit e saj.

Temat: