Hoti: Nuk jam takuar me Thaçin, janë spekulime!
Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti ka mohuar të ketë zhvilluar ndonjë takim me presidentin e vendit, Hashim Thaçi.
I pyetur nga Indeksonline rreth një takimi të mundshëm, Hoti është përgjigjur: “Jo s’ka pas asnjë takim, janë vetëm spekulime”, ka thënë ai shkurt duke buzëqeshur, transmeton Indeksonline.
Kujtojme faktin se sot gjatë ditës u përfol për një takim të mundshëm mes presidentit Thaçi dhe deputetit të LDK-së. /Indeksonline/