Hoti: Nuk ka asnjë punë që është realizuar nga kjo qeveri, nuk konkretizuan asnjë projekt

Në emisionin e T7 janë paraqitur dhe analizuar të dhëna dhe fakte konkrete ekskluzivisht për nevoja të emisionit rreth realizimit të premtimeve katër vjecare të qeverisë Kurti.
Ish kryeministri i vendit, Avdullah Hoti ka analizuar në detaje premtimet ekonomike ku shumica apsolute e kë tyre premtimeve nuk janë realizuar.
Ai përgjegjës për këtë ka bërë dy partit që udhëheqin me qeverinë , LVV dhe Listë n GUXO.
“është marrëveshje për bashkëqeverisje dhe të dyja janë përgjegjë se për kë të katrahur ekonomike”, ka thënë Hoti.
Në anën tjetër ish kryeministri Hoti ka thënë se për gjatë këtyre viteve nuk arrin të kujtoj asnjë projekt që është konkretizuar, megjithë se ka ndonjë që mund të jetë filluar.
“Sinqerisht mundohem të kujtoj ndonjë projekt që ka filluar dhe pë rfunduar gjatë qeverisjes LVV-GUXO, por nuk arrijë të kujtoi asnjë sepse nuk ë shtë konkretizuar asnjë . Mund të jetë ndonjë premtim që ka filluar të realizohet por të pë rfunduar asnjë “, ka pohuar tutje ai.
Për pothuajse katër vjet sipas deputetit të LDK-së, kemi vetëm përkeqësim të gjendjes ekonomike.