Hoti-nxënësve: Gjysmëvjetorin tjetër presim t’i kthehemi normalitetit

Kryeministri Avdullah Hoti i shoqëruar nga ministri i Arsim Ramë Likaj, kanë vizituar shkollën fillore të mesme të ulët “Dardania” në Prishtinë, në ditën kur përfundon gjysmëvjetori i parë shkollor, raporton IndeksOnline.
Hoti para nxënësve ka thënë se ky vit është shoqëruar me kushte më të veçanta të dhënies dhe marrjes së dijes në institucionet arsimore, si pasojë e virusit Korona.
Ai ka thënë se gjysmëvjetorin tjetër presin që t’i kthehen normalitetit.
“Keni mësuar në kushte pak më të veçanta, por duke ju uruar këtë vit shkollor, kysmet pas vitit të ri po kthemi në normalitet”, tha Hoti.
Ai ka falënderuar edhe mësimdhënësit për tërë punën e bërë dhe angazhimin e treguar gjatë kësaj kohe.
“Ju falënderoj për punën që keni bërë gjatë këtij gjysmëvjetori, ka qenë vit i vështirë, për çdo familje, për çdo biznes, për çdo njërin. Ju falënderojmë pavarësisht vështirësive, ndërprerjeve është arritur që në masë të konsiderueshme të përmbyllet planprogrami. Ka qenë vërtet sfidë. Duke qenë edhe vetë mësimdhënës e kuptoj nevojën për të qenë pranë nxënësit dhe në katër sy të diskutohen mësimet”, tha Hoti./IndeksOnline