Hoti: PAN po bën pazare me PSD-në me buxhet të shtetit
Deputeti i LDK-së përmes një shkrimi në facebook ka akuzuar koalicionin PAN se po bënë pazare politike me 2.3 miliard euro të buxhetit të shtetit për të qëndruar në pushtet.
Ai ka thënë se kjo është hera e parë nis viti pa buxhet të miratuar, që sipas tij, koalicioni po e përdorë për pazare politike me PSD-në, transmeton Indeksonline.
Ndër të tjerash, ai ka përmendur disa probleme të buxhetit të cilat i gjeni në postimin më poshtë.
Shkrimi i plotë:
Koalicioni PAN bënë pazar politik me 2.3 miliard euro të buxhetit të shtetit për të qëndruar në pushtet.
Është hera e parë që nis viti pa buxhet
të miratuar (përjashto vitin 2011 kur nuk ka pasur Kuvend për shkak të
zgjedhjeve të dhjetorit 2010).
Fatkeqësisht, koalicioni PAN po e përdor buxhetin e qytetarëve për pazare
politike me PSD-në, vetëm e vetëm për të qëndruar në pushtet. Kjo është e
vërteta.
Buxheti edhe ashtu ka shumë probleme, siç janë:
– shpërndarja e investimeve kapitale nëpër komuna mbi baza politike,
– rritja enorme prej 27% e shpenzimeve për mallra,
– ulja e investimeve kapitale që mbulohen nga të hyrat e rregullta,
– mos reflektimi në buxhet i disa ligjeve që kanë implikime buxhetore etj.
Me këto
pazare politike vetëm sa zgjatet agonia institucionale që ka kapluar vendin me
greva në shumë sektorë.
LDK-ja nuk bëhet pjesë e kësaj maskaradë, e cila duhet marrë fund sa më parë./Indeksonline/