19:41 / E Hënë, 22 Qershor 2020 / indeksADMonline

Hoti paralajmëron futjen e 1.2 miliard eurove në treg në kuadër të rimëkëmbjes ekonomike

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka bërë të ditur se programi për rimëkëmbje ekonomike po merr përkrahjen e domosdoshme, prandaj edhe janë duke e  shtuar aktivitetin për futjen e 1.2 miliard eurove në treg.

Ai ka thënë se për jetësimin e këtij programi është i domosdoshëm edhe mbështjetja nga donatorët e jashtëm,  duke treguar kështu se ka marrë mbështetje nga  Presidenti i Bankës Evropiane për Ndërtim dhe Zhvillim Suma Chakrabarti dhe Linda Van Gelder, drejtoreshë rajonale e Bankës Botërore.

“Rruga përpara ka shumë sfida dhe na pret angazhim e përkushtim i vazhdueshëm, prandaj edhe në mbledhjen e qeverisë sot, kërkova që ministrat nga resorët e ekonomisë të fillojnë sa më parë me hapat e nevojshëm për zbatimin e masave në kuadër të programit për rimëkëmbje ekonomike!”,. ka përfunduar Hoti.