Hoti pas dëmeve në bujqësi: Qeveria e re do të dyfishoj subvencionet

Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Avdullah Hoti, pas reshjeve të mëdha të breshëri është shprehur i shqetësuar për dëmet në bujqësi, shkruan IndeksOnline.
Sipas Hotit “ ministri i Bujqësisë bashkë me komunat përkatëse duhet të evidentojnë këto dëme dhe të shfrytëzohen të gjitha mundësitë për mbështetje të bujqëve të dëmtuar”.
Tutje Hoti ka thënë se në Qeverinë e Re në krye më të, kanë paraparë dyfishim të të gjtha subvencioneve në buujqësi.
“Ne programin per rimekembje ekonomike te Qeverise se re kemi parapare dyfishim te te gjitha subvencioneve ne bujqesi, krahas masave tjera per mbeshtetje te kresive bujqesore dhe investimeve publike sisteme te ujtjes. Keto masa ne detale do te prezantohet ne ditet ne vijim dhe do te miratohen ne mbledhje e pare te Qeverise se re”, ka thënë ai./IndeksOnline/