Hoti pas kërkesës së Blinken- Vuçiqit: Këta janë miqtë e vërtetë të Kosovës!

Ish- kryeministri i vendit, Avdullah Hoti thotë se duhet t’i ruajmë raportet miqësore me SHBA-në.
Hoti ka përmendur kërkesën e sekretarit të shtetit Blinken, i cili i ka kërkuar Serbisë përsëri të përmbyllë marrëveshjen me Kosovën, për njohje reciproke, shkruan IndeksOnline.
“Dialogu është rifilluar mbi parime të qarta në Qeverinë e kaluar – dialog vetëm për marrëveshje përfundimtare për njohje reciproke, pa u cenuar karakteri unitar i shtetit të Kosovës dhe integriteti territorial i Republikës së Kosovës”, ka shkruar midis tjerash Hoti.
Ndryshe, sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, i kishte dërguar letër presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në të cilën ai e shkroi me dorë një mesazh të veçantë nën pjesën zyrtare të letrës. Por pjesa më e rëndësishme ishte mbi këtë pjesë, ku ai i kërkoi Vuçiqit njohjen reciproke me Kosovën.
Shkrimi i tij i plotë:
Në linjë me deklarimin e presidentit Biden, sekretari i Shtetit Blinken i kërkon prapë Serbisë të përmbyllë marrëveshjen me Kosovën me njohje reciproke.
Këta janë miqtë e vërtetë të Kosovës. Duhet ta ruajmë miqësinë speciale me SHBA-në. Presidenti Rugova, një burrështetas vizionar e ka thënë këtë para 30 vjetësh.
Dialogu është ri-filluar mbi parime të qarta në Qeverinë e kaluar – dialog vetëm për marrëveshje përfundimtare për njohje reciproke, pa u cenuar karakteri unitar i shtetit të Kosovës dhe integriteti territorial i Republikës së Kosovës.
Mbi këto parime kemi fituar mbështetjen e partnerëve tanë për këtë proces.