75 Mall Live Search
11:45 / E Enjte, 23 Korrik 2020 / indeksADMonline

Hoti pas votimit të marrëveshjeve: Pres, që në ditët në vijim të votohet edhe rishikimi i buxhetit

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka falënderuar deputetët për miratimin e marrëveshjeve ndërkombëtare, shkruan IndeksOnline.

Ai tha se këto marrëveshje ndihmojnë zbatimin e programit për rimëkëmbje ekonomike.

Ndërsa, siç duket sot nuk do të hyjë në rend dite rishikimi i buxhetit pasi që Hoti tha se “në ditët në vijim të miratohen edhe rishikimi i buxhetit dhe Ligji për rimëkëmbjen ekonomike”.

“Falënderoj të gjithë deputetët, e koalicionit qeverisës dhe të opozitës, për miratimin e marrëveshjeve ndërkombëtare. Këto marrëveshje ndihmojnë zbatimin e programit për rimëkëmbje ekonomike.

Pres që në ditët në vijim të miratohen edhe rishikimi i buxhetit dhe Ligji për rimëkëmbjen ekonomike, duke e kompletuar kështu të gjithë bazën ligjore për rimëkëmbjen ekonomike, që është shumë e nevojshme për qytetarë dhe biznese.

Qeveria, do të bëjë maksimumin që sa më parë të nisë zbatimin e masave për rimëkëmbje ekonomike, me transparencë të plotë dhe në koordinimin me të gjithë aktorët e tjerë, komunat, odat ekomomike, partnerët zhvillimorë etj”, tha ai./IndeksOnline/