22:37 / E Mërkurë, 11 Shtator 2019

Hoti: PDK e pakonkurrencë, LDK dhe VV e patën një mundësi, por nuk e shfrytëzuan

Rexhep Hoti ka përfaqësuar sot Partinë Demokratike të Kosovës në emisionin Pressing.

Hoti ka thënë se përgjatë këtyre 12 viteve sa ishin në pushtet ka pasur edhe gabime, por gjithashtu janë përballur edhe me procese të rëndësishme që kanë kërkuar kthesë pozitive.

“Po, PDK, është parti që ka plot arsye për të dëgju shumë e shumë, ne kemi bërë edhe gabime të ndryshme, por në një rezyme të përgjithme, gjithashtu kemi marrë përgjigje edhe nga votuesi, sepse jemi partia numër 1 dhe jemi përballur me procese të cilat kanë kërkuar kthesë pozitive.

Nga 2014 e deri më sot është evidente se të gjitha partitë kanë kthyer vëmendjen nga PDK sepse e kanë pasur si mundësi që duke e goditur të marrin vota”, ka thënë Hoti, përcjellë Indeksonline.

Ai ka thënë se votuesi duhet ta di nëse do ta lë Kosovën në duart e atyre që ende s’janë të gatshëm të qeverisin, derisa PDK është e pakonkurrencë.

“Sot është knaqësi e veçantë që pesë subjekte diku me ndryshme që mund të ndryshojë gjatë fushatës që të dalin njerëzit në vendin e parë.

Votuesi i PDK-së duhet ta di a do ta lë Kosovën në duart e atyre që ende s’janë të gatshëm të qeverisin.

Partia e Demokratike e ka një koncept të gjatë si luftohet krimi dhe korrupsioni.

PDK është e pakonkurrencë, LDK dhe VV e kishte një shans, por nuk e shfrytëzuan”./Indeksonline/