Hoti për emërimin e djalit të Haxhi Shalës si konsull: Ish-presidenti Thaçi nuk e ka pasur akordimin tim

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti në “T7” ka komentuar emërimin e djalit të deputetit, Haxhi Shala, Flakron Shala në postin e konsullit në Pragë.
Ai u shprehë se ish-presidenti, Hashim Thaçi dhe ministrja, Meliza Haradinaj-Stublla nuk e kanë pasur akordimin e tij.
“Janë vendime që unë nuk jam konsultuar dhe nuk jam akorduar. Ajo që mund të them se emërimi i këtij konsullit, nga ana e presidentit nuk e kanë pasur akordimin tim”, u shprehë ai. /Indeksonline/