Hoti për kandidatët e LDK-së për kryeministër: Secili më i mirë se tjetri

Avdullah Hoti ende nuk e di nëse do jetë kandidat për kryeministër.
Në një konferencë, kryeministri në largim ka thënë se disa kandidatë janë si alternativë te LDK-ja që të garojnë për kryeministër dhe secili sipas tij është më i mirë se tjetri.
“Jemi favorit për të fituar zgjedhjet. Ka disa kandidatë në garë për kryeministër që janë favoritë dhe se secili nga ta është më i mirë se tjetri. Nuk e di nëse do të jem unë”, ka thënë Hoti./Indeksonline/