Hoti: Për kosovarët është tepër me rëndësi që kufiri i BE-së të jetë së shpejti në Vërmicë, e pastaj të lëvizim në Merdare
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka përgëzuar qeverinë e Shqipërisë dhe kryeministrin Rama, për hapjen e 28 kapitujve në negociatat për anëtarësim në BE.
Hoti shpreson që të hapen edhe 5 kapitujt e mbetur dhe negociatat të përmbyllën në kohë rekord.
Ish-kryeministri ka thënë se për kosovarët është tepër më rëndësi që kufiri i BE-së të jetë së shpejti në Vërmicë.

