75 Mall Live Search
10:58 / E Premte, 18 Korrik 2025 / A. M.

Hoti për Kurtin dhe Osmanin: Po bëjnë përpjekjet e fundit dëshpëruese!

Dy krerët e shtetit, kryeministri dhe presidentja, tanimë kanë hyrë në historinë politike të Kosovës si mashtrues të elektoratit dhe dëmtues të shtetit të Kosovës. Kështu ka deklaruar deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti.

Sipas tij, në përmbyllje të mandatit të tyre pesëvjeçar në krye të shtetit, po bëjnë përpjekjet e fundit dëshpëruese.

“I pari, duke i mbajtur të bllokuara institucionet e vendit dhe duke mos iu përgjigjur drejtësisë, ndërkohë që korrupsioni ka lulëzuar gjithandej.

E dyta, po përpiqet të gjejë viktimën e radhës për ta mashtruar për një mandat tjetër apo për rikthim në garën politike elektorale.

Skena politike është pa ide, angazhim dhe guxim për të ofruar zgjidhje”. /Indeksonline/