75 Mall Live Search
20:08 / E Martë, 04 Mars 2025 / Gj. Sh

Hoti për Kurtin: Po i vë njollë rendit kushtetues dhe demokracisë në Kosovë

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se refuzimi i Kurtit për t’u paraqitur në prokurori është përdhosje e shtetit dhe institucioneve të Kosovës.

Përmes n një postimi në rrjetin social, Facebook, Hoti shkroi se këto sjellje të Kurtit po i vënë njollë rendit kushtetues dhe demokracise në Kosovë, e cila merret si shembull në rajon dhe më gjerë.

“Sot, Kosova ka qenë në titujt e mediave ndërkombëtare për këtë sjellje të Kurtit.  Por ky nuk e ka për herë të parë që i vë njolla shtetit të Kosovës. Njësoj ka ndodhur edhe kur gjuante gaz në Kuvend, apo kur protestonte disa ditë para shpalljes së pavarësisë. Barazia para ligjit është fundamenti i demokracisë. Nuk ka rrugë tjetër, nuk ka shpëtim askush nga drejtësia. Është vetëm çështje kohe”, shkroi ndër të tjerash anëtari i kryesisë së LDK-së, Avduallah Hoti.