Hoti për raportin e Parlamentit Evropian: I paqëndrueshëm, i pavërtet dhe konspirativ

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, raportin e Komitetit të Politikës së Jashtme të Parlamentit Evropian, e konsideron të nderuar mbi teori konspirative dhe pa asnjë të vërtetë brenda tij, e në të cilin thuhet se Qeveria e Kurtit është rrëzuar për shkak të propagandës.
Sipas Hotit, ky studim nuk paraqet opinionin e Parlamentit Evropian, por të autorëve.
Kreu i Qeverisë thotë se nga analizat e bëra të dhënat e përdorura për hartimin e këtij raporti janë të paqëndrueshme.
“Raport i ndërtuar plotësisht në teori konspirative pa asnjë të vërtetë dhe unë shpresoj dhe jam i bindur se jemi duke komunikuar tani me zyrtarët e BE-së, të Parlamentit Evropian, lidhur me këtë raport. Ky raport nuk është opinionin e Parlamentit Evropian, por të autorëve dhe duket qartë se në bazë të analizave që i janë bërë raportit dhe të dhënat që janë përdorur në konkludimet e këtij raporti janë të paqëndrueshme, të pavërteta dhe konspirative”, tha ai.