75 Mall Live Search
21:55 / E Premte, 22 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Hoti për Specialen: Nuk do ta shkatërrojmë atë që është arritur për 17 vite (Video)

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti pas takimit të mbajtur me ambasadorin amerikan Greg Delaëie, ka thënë para gazetarëve se nuk do të lejojnë të rrezikohet bashkëpunimi me partnerët ndërkombëtarë për iniciativa të pa kuptimta.

“Sonte keni parë disa zhvillime dramatike te pa nevojshme sepse Kosova s’ka nevojë që disa parti të sillen në këtë mënyrë. Nuk mund të lejojmë të rrezikohet bashkëpunimi me partner tanë ndërkombëtarë”, ka thënë Hoti.

Sipas tij LDK-ja nuk e shkatërron për një natë atë që është arritur për 17 vite dhe të degradojë e të shkatërrohet çdo gjë.

“Kjo është ajo çfarë u diskutua edhe me përfaqësuesit e lartë në koordinim të plotë bashkë me LDK-në”, ka thënë Hoti.