11:38 / E Martë, 23 Shkurt 2021 / OSH

Hoti për sulmin ndaj djalit të Rashiqit: Dhuna është e papranueshme dhe e dënueshme

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti, e ka dënuar sulmin që ndodhi ndaj djalit të politikanit Nenad Rashiq, në Graçanicë.

Hoti përmes një postimi në Facebook, ka theksuar që kryesit e këtij akti duhet të përballen me forcën e ligjit.

“Dhuna është e papranueshme dhe e dënueshme. Rasti i rrahjes së Nikolla Rashiqit, bir i Nenad Rashiqit, ishte një akt i papranueshëm dhe si i tillë duhet të trajtohet dhe hetohet nga organet kompetente, ndërsa kryesit e këtij akti duhet të përballen me forcën e ligjit”, është shprehur Hoti.