75 Mall Live Search
11:42 / E Premte, 15 Janar 2021 / OSH

Hoti për tubimet: Po bëjmë maksimumin që të përfillim masat anti-covid

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti, para mediave ka folur sot për shkeljen e masave antiCOVID19 nga partitë politike nëpër tubime elektorale.

Hoti ka thënë se ai po del në terren për të takuar qytetarët, por që sipas tij tubimet po i bën me strukturat e LDK-së dhe të njëjtat po janë të mbyllura.

“Vërtetë jemi para fushatës. Unë jam duke dalë në terren për të takuar qytetarët. Ato janë tubime me strukturat e LDK-së dhe të mbyllura.  Po bëjmë maksimumin që të përfillim masat antiCovid me maska dhe distanca”, ka thënë ai.