75 Mall Live Search
09:52 / E Mërkurë, 21 Tetor 2020 / indeksADMonline

Hoti “përqesh” Kurtin: E kemi marrë qeverisjen në gjendjen më të keqe, në 20 vjetët e fundit

Kreu i Qeverisë, Avdullah Hoti, në një konferencë të jashtëzakonshme shtypi ka thënë se e ka marrë detyrën si kryeministër kur Kosova ishte në pozitën më të keqe që nga paslufta.

Hoti ka thënë se kjo është shkaktuar nga pandemia e nga politika jo adekuate që pasoi me izolim kombëtar.

“Do t’ju njoftojmë përmes kësaj konference për punën gjatë këtyre muajve, veçanërisht gjatë këtyre viteve të fundit, e kemi marrë qeverisjen në gjendje të vështirë, situata më e vështirë në 20 vjetët e fundit, sidomos për shkak të pandemisë, por edhe të shkaktuar nga politika jo adekuate e nga izolimi kombëtar”, ka thënë ai, duke shtuar se për 50 ditë qeverisje 2 herë është shkelur Kushtetuta.

“Janë evidentu 2 shkelje të Kushtetuës për vetëm 50 ditë, na u është dashtë punë e madhe që ta heqim izolim nga Kosova në një sëri të marërveshjeve që kemi nënshkruar e jemi duke i zbatuar. Gjatë kësaj periudhe kemi menaxhuar mirë me pandeminë, Kosova mbetet shembull”, thotë Hoti, teksa shton se në Qeverisjen e tij është ndalë abuzimi me buxhetin e shtetit.

“Është ndalë abuzimi me buxhetin e shtetit, janë ndalë prokurimet një burimore kundërshtim me ligjin, kemi ndalë cfarëdo blerje e makinave, si dhe ndalimi i të gjitha punëtorive jashtë vendit në mënyrë që t’i ndihmojmë gastronomisë”, ka thënë Hoti.