75 Mall Live Search
16:04 / E Mërkurë, 29 Prill 2020 / indeksADMonline

Hoti: Po presim sonte të përmbyllet marrëveshja me partitë tjera

Kandidati nga LDK-ja Avdullah Hoti, për kryeministër të qeverisë së re që pritet ta ketë vendi , para gazetarëve ka thënë se sonte pritet të përmbyllet marrëveshja me subjektet e tjera politike që janë pjesë e kuvendit, raporton IndeksOnline.

Hoti tha se është arritur marrëveshja me AAK-në në bazë të parimeve që rendi dhe ligji janë kritere të pa cënueshme dhe se përbërja e kabinetit të tij qeveritar, duhet të jetë në përputhje me këtë parim.

“Parimet në të cilat e kemi bazuar marrëveshjen është programi qeverisës i LDK-së të cilin e kemi prezantuar më herët dhe kemi paraqitur kriteret duke siguruara se rendi dhe ligji janë mbi të gjithe e edhe tek ata që janë pjesë e kabinetit”, tha Hoti .

Ai deklaroi tutje se në ditët e para të qeverisjes nga ana e tij do ta sjell programin qeveritar.

Kandidati i LDK-së për kryeministër Hoti, konfirmoj tutje se me Listën Serbe kanë arritur marrëveshje dhe se atyre do tu takojnë pozitat që kanë pasur dhe kanë aktualisht në qeverinë në detyrë.

Hoti i pyetur se a e dinë se ku ndodhet kryetari i AKR-së,Behgjet Pacolli, ka thënë se nuk e di por se votat e AKR-së ka pohuar se do të shkojnë pro krijimit të kësaj qeveri.