75 Mall Live Search
09:15 / E Enjte, 18 Qershor 2020 / indeksADMonline

Hoti pret ambasadorët e vendeve të BE-së

Kryeministri  i Kosovës, Avdullah Hoti, sot do të pret në një takim ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së, transmeton IndeksOnline.

Hoti, ka shpeshtuar takimet në prag të nisjes për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku edhe pritet të diskutohet për dialogun Kosovë-Serbi. Takimi bën të ditur Zyra e kryeministrit, do të zhvillohet nga ora 15:00 në ndërtesën e Qeverisë.

Kryeministri ka ftuar sot po ashtu për një takim, kryetarët e partive politike,  për të diskutuar, në lidhje me kornizën për dialogun me Serbinë. Asaj nuk i janë përgjigjur pozitivisht, PDK-ja dhe Vetëvendosje./IndeksOnline/