17:33 / E Mërkurë, 29 Qershor 2022 / AR

Hoti pret me padurim që Kosova të jetë anëtare e NATO-s

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti thotë se e pret me padurim ditën kur Kosova të bëhet anëtare e NATO-s.

“NATO është më e fortë me Finlandën dhe Suedinë si anëtare të reja.

Presim me padurim ditën kur Kosova të bëhet anëtare e Aleancës më të fuqishme në botë, e cila mbron vlerat dhe rendin demokratik”, ka shkruar ai./Indeksonline/