Hoti pritet me ceremoni shtetërore nga Rama, në Tiranë
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, është pritur me ceremoni shtetërore nga homologu shqiptar, Edi Rama.
Kjo është vizita e parë zyrtare e kryeministrit Hoti në Republikën e Shqipërisë. Pas takimit, Hoti e Rama do të mbajnë një konferencë shtypi.
Numri një i Qeverisë, do të ketë takime pune gjatë gjithë ditës në Shqipëri, ku do të takohet edhe me presidentin Ilir Meta dhe më liderët e tjerë politikë të Shqipërisë.