75 Mall Live Search
12:51 / E Enjte, 11 Qershor 2020 / indeksADMonline

Hoti takon ambasadorin e Norvegjisë, Jens Erik Grøndahl

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, ka pritur në një takim ambasadorin e Norvegjisë në Kosovë, Jens Erik Grøndahl.

Kryeministri Hoti e njoftoi ambasadorin Grøndahl për prioritetet e Qeverisë së Kosovës, në luftën kundër pandemisë COVID-19, masat për rimëkëmbjen ekonomike, agjendën e reformave evropiane, fuqizimin e sundimit të ligjit, si dhe për zhvillimet e përgjithshme në vend.

Me këtë, rast kryeministri Hoti ka shprehur falënderimin e tij dhe të Qeverisë që udhëheq për ndihmën e Norvegjisë dhënë Kosovës në të gjitha fazat e zhvillimit, duke vlerësuar se forcimi i bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve është i një rëndësie të veçantë edhe në të ardhmen.

Në këtë takim, është diskutuar edhe çështja e dialogut, për të cilën kryeministri Hoti tha se Qeveria e Kosovës është e përkushtuar për arritjen e një marrëveshjeje finale ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë, e cila do të rezultojë me njohje reciproke.