75 Mall Live Search
12:15 / E Martë, 09 Qershor 2020 / indeksADMonline

Hoti priti në një takim ambasadorin e OSBE-së, Jan Braathu

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka pritur sot në një takim shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadorin Jan Braathu.

Fillimisht ambasadori Braathu uroi kryeministrin Hoti për marrjen e detyrës së re, duke theksuar gatishmërinë e OSBE-së për të vazhduar bashkëpunimin me Qeverinë e Kosovës në dobi të forcimit të institucioneve demokratike të vendit si edhe të qeverisjes së mirë.

Në këtë takim, u bisedua për gjendjen e përgjithshme politike në Kosovë si dhe thellimin e bashkëpunimit edhe në të ardhmen.

Kryeministri Hoti, falënderoi ambasadorin Braathu për përkrahjen e OSBE-së për institucionet e Kosovës, duke theksuar vullnetin për bashkëpunim të mëtejmë në avancimin e proceseve, në të cilat mbështetja e OSBE-së është mjaft e rëndësishme./Indeksonline/