Hoti propozon ndërtimin e një ure, Durmishi jep lajmin se sot është nënshkruar kontrata për këtë urë

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka kritikuar qeverinë në mbledhjen e sotme të Kuvendit.
Mes të tjerash, Hoti ka propozuar edhe një amandament për ndërtimin e urës në Rogovë të Hasit.
Lidhur me këtë ka reaguar zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi.
Durmishi konfirmoi se sot është nënshkruar kontrata që parasheh ndërtimin e kësaj ure, raporton Indeksonline.
“Sapo e dëgjova deputetin Avdullah Hoti duke propozuar amandament për ndërtimin e urës në Rogovë të Hasit.
Lajmi i mirë është se sot është nënshkruar kontrata për ndërtimin e urës në Rogovë të Hasit”, tha Durmishi.