20:10 / E Shtunë, 19 Shtator 2020 / indeksADMonline

Hoti publikon fragmente nga nënshkrimi i marrëveshjes në Shtëpinë e Bardhë

Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti ka publikuar në Facebook fragmente nga nënshkrimi i marrëveshjeve në Washington.

Kosova dhe Serbia më 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë janë pajtuar të zbatojnë një sërë marrëveshjesh të arritura tashmë, siç është ajo për autostradën mes Kosovës dhe Serbisë, ajo për hekurudhat dhe për linjën ajrore.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në prani të presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, kanë nënshkruar marrëveshje edhe për normalizim ekonomik.