Hoti: Qëndrojmë pranë aleatëve tanë austriakë, në luftën e përbashkët kundër terrorizmit

Pas sulmit që dyshohet se mund të jetë terrorist, ku mbetën të vrarë e disa të plogosur sonte ne Vjenë, vjen edhe reagimi i kryeministrit të Republikës së Kosovës.
Avdullah Hoti në një postim në FB shkruan:
Tronditëse lajmet për sulmet terroriste në Vjenë, kryeqytetin e Austrisë. Lutemi për viktimat dhe familjet e tyre. Ne qëndrojmë pranë aleatëve tanë austriakë dhe bashkësisë ndërkombëtare në luftën e përbashkët kundër terrorizmit.