12:52 / E Hënë, 19 Tetor 2020 / indeksADMonline

Hoti: Qeveria, do të marrë vendime ekzekutive për të adresuar gjetjet e auditorit

Kryeministri Hoti priti në një takim Auditorin e Përgjithshëm të Kosovës, Besnik Osmani

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, i shoqëruar nga ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, priti sot Auditorin e Përgjithshëm të Kosovës, Besnik Osmani.

Me këtë rast, kryeministri Hoti  dhe Auditori Osmani biseduan për progresin në reformën e menaxhimit të financave publike, si edhe për aplikimin e standardeve të njohura ndërkombëtare dhe praktikave të mira të auditimit në sektorin publik.

“Qeveria, do të ndërmarrë veprimet e nevojshme sipas rekomandimeve të Zyrës Kombëtare të Auditorit”, tha kryeministri Hoti, duke shtuar se në mbledhjet e ardhshme të Qeverisë do të merren vendime ekzekutive për të adresuar gjetjet e auditorit.