Hoti: Qeveria do të ndajë një fond për familjet e prekura nga vërshimet

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, ka deklaruar se Qeveria do të alokojë një fond për t’u ndihmuar familjeve të prekura nga vërshimet.
Hoti tha se fondi do të alokohet në bazë të kapaciteteve që ka Qeveria.
“Në Qeveri do të ndajmë një fond në bazë të mundësive që t’u ndihmojmë familjeve në nevojë nga vërshimet. Ne jemi në terren çdo ditë. Jam takuar me kryetarët e komunave që kanë dalë në terren“, ka deklaruar Hoti para mediave.
Ndryshe, vërshimet si pasojë e reshjeve të shiut gjatë ditëve të fundit në Kosovë kanë shkaktuar dëme të mëdha ekonomike.