75 Mall Live Search
15:20 / E Enjte, 25 Qershor 2020 / indeksADMonline

Hoti: Qeveria ime nuk i komenton çështjet që lidhen me Dhomat e Specializuara

Kryeministri Avdullah Hoti, përmes një postimi në Twitter, ka thënë se  Kosova është për një dialog me Serbinë që  çon drejtë njohjes reciproke dhe normalizimit të marrëdhënieve dhe zgjidhjen e çështjeve të pazgjidhura me Serbinë.

Hoti tutje ka thënë se Qeveria e tij nuk komenton çështjet që lidhen me Gjykatën Speciale, transmeton IndeksOnline.

Ndryshe gjatë ditës së djeshme është publikuar aktakuza ende e pakonfirmuar për presidentin e vendit Hashim Thaçi si dhe për kreun e PDK-së, Kadri Veseli.

Menjëherë pas këtij lajmi Thaçi anuloj vizitën e tij për në Washington.