16:53 / E Mërkurë, 11 Korrik 2018 / indeksADMonline

Hoti: Qeveria të involvohet në hartimin e Statutit të Asociacionit

I pari i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë që Qeveria duhet të involvohej në hartimin e Statutit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, e jo ta kundërshtojë tash atë.

Hoti ka thënë poashtu se kryeministri Haradinaj deklaronte me krenari se nuk e ka hapur fare dosjen e statuti të asociacionit e që sipas tij tani po ballafaqohet me probleme, transmeton Indeksonline.

Postimi i plotë:

Qeveria do te duhej te ishte e involvuar ne pergatitjen e draftit te statutit te asociacionit, e jo te kundershtoje tash sikur ky draft te ishte pergaditur nga dikush i huaj. Lenja e ketij procesi pas dore e ka sjellur kete situate.

Kryeministri deklaronte me krenari se nuk e ka hapur fare dosjen e statutit te asociacionit. Tash ballafaqofet me probleme.

Statuti vetem sipas opinionit te Gjykates Kushtetuese, cdo devijim eshte antikushtetues dhe i papranurshem.