Hoti reagon pas mandatimit të Konjufcës: Gjasa për formimin e qeverisë ekziston vetëm me votat e Listës Serbe
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar pas konferencës së Presidentes Vjosa Osmani, e cila njoftoi se ka mandatuar Glauk Konjufcën për formimin e qeverisë së re.
Hoti tha se Presidentja Osmani e ka bazuar vendimin e saj për mandatarin në “gjasa”, ndonëse, sipas tij, nga takimet me kryetarët e partive opozitare ajo ka marrë përgjigje të qartë se nuk do ta votojnë asnjë mandatar tjetër.
“E para e shtetit vendimin për mandatarin e ka bazuar në ‘gjasa’. Por nga takimet me kryetarët e partive politike e ka marrë përgjigjen se nuk ka ‘gjasa’ që deputetët e atyre partive të votojnë asnjë mandatar tjetër. Kështu që, gjasat mund të ekzistojnë vetëm nëse llogaritet në votat e deputetëve të Listës Serbe. Gjasa të tjera nuk ka,” ka deklaruar Hoti./IndeksOnline/

