Hoti reagon pas plagosjes së policit në Prishtinë: Sulmet ndaj tyre janë të papranueshme

Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti, ka reaguar pas plagosjes që iu bë një polici nga hajnat që po tentonin të grabisnin një filial të një banke në Prishtinë.
Ai duke i uruar shërim të shpejtë policit të plagosur, ka thënë se Policia e Kosovës është institucioni më i besuar në vend për zbatimin e rendit dhe ligjit.
Ai ka theksuar se integriteti fizik i policit është i pacenueshëm dhe sulmet ndaj zyrtarëve policorë janë të papranueshme.
Sot rreth orës 05:36, disa persona kanë tentuar ta grabisnin Bankën Kombëtare Tregtare, në Veternik – Prishtinës.
Sipas Policisë së Kosovës, ata janë munduar t’i shmangeshin kapjes nga policia dhe si pasojë e kësaj një polic është plagosur në këmbë.