Hoti reagon pas veprimit të Sveçlës: Vandalizmi duhet të ndëshkohet me ligj dhe me votë

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar sot pas publikimit të videos ku këshilltari i VV-së në Prishtinë, Gëzim Sveçla, shihet duke i dëmtuar pajisjet në sallën e mbledhjeve në Komunën e Prishtinës,
“Vandalizmi duhet të ndëshkohet me ligj dhe me votë. Nuk duhet të ketë vend për sulme vandale në institucionet e vendit”, ka shkruar Hoti në reagimin e tij.