75 Mall Live Search
19:23 / E Premte, 26 Korrik 2019 / indeksADMonline

Hoti reagon për aksidentin në Rahovec, kërkon që komuna të shpallë një ditë zie

Sot në orën 16:30 ka ndodhur një aksident ku tre persona kanë vdekur dhe tre të tjerë mbetën të lënduar në Komunën e Rahovecit.

Avudallah Hoti reagoi pas këtij aksidenti ku përmes një postimi kërkon që Komuna e Rahovecit të shpallë një ditë zie, për të treguar se të gjithë bashkendjejnë me familjet e te aksidentuarve, shkruan Indeksonline

Hoti gjithashtu kërkoi që të kenë kujdes në komunikacion, dhe policia të jetë striktë në këtë aspekt.

Shkrimi i plotë:

“Ndjej keqardhje te thelle per te aksidentuarit dhe familjet e tyre ne aksidentin qe ndodhi sot ne Bernjake te Rahovecit. Eshte ky nje rast tragjik per te gjithe qytetaret e Rahovecit.
Besoj se Komuna e Rahovecit do te konsideroje shpalljen e nje dite zie, per te treguar se te gjithe bashkendjejme me familjet e te aksidentuarve. Kujdesi ne trafik duhet te jete maksimal. Raste si ky na tregojne sa i rendesishem eshte ky kujdes. Policia duhet te jete shume strikte ne kete aspekt, sepse kursen jete njerezish.”/Indeksonline/