19:11 / E Mërkurë, 01 Prill 2020 / indeksADMonline

Hoti: Rruga pa krye e Kurtit s’ka të ndalur, e nevojshme sa më parë të kemi qeveri të e re

Ish-zëvëndëskryeministri, Avdullah Hoti, përmes një postimi të bërë së fundmi në llogarinë Facebook ka thënë se rruga pa krye e Kurti nuk ka të ndaluar, pas vendimit të këtij të fundit për vendosjen e reciprocitetit, transmeton Indeksonline.

“Rruga pa krye e z.Kurti nuk ka të ndalur. Aleatët tanë na kanë kërkuar tërë kohën që të besojmë në ta dhe në planin e tyre, duke hequr taksën pa kushte, në mënyrë që ta detyronin Serbinë të ndalonte fushatën kundër Kosovës, dhe atë në mënyrë të verifikueshme.

Aleatët tanë kërkonin kohë që të detyronin Serbinë të hiqte pengesat për lëvizje të lirë të qytetarëve dhe mallrave me Kosovën. Nëse këto pengesa nuk do të hiqeshin, atëherë aleatët do të mbështesnin Kosovën në vendosjen e masave të reciprocitetit”, ka thënë Hoti.

Ai tutje shkruan se çasja konspirative nuk e la z.Kurti të gjykojë arsyeshëm në këto kërkesa të aleatëve tanë, duke dëmtuar kështu partneritetin tonë me ta, që detyrimisht qoi në shkarkimin e tij.

“Tani, me këto veprime të njëanshme të Qeverisë së shkarkuar, Kosova e ka humbur shansin që heqjen e taksës ta përkthejë në mbështetje për Kosovën dhe presion mbi Serbinë nga aleatët tanë.

Është tepër e nevojshme që sa më parë të kemi Qeveri të re të zgjedhur mbi parimet kushtetuese, që është e përgjegjshme karshi proceseve shtet-ndërtuese dhe besimplote karshi aleatëve tanë”, përfundon zëvëndëskryeministri që u shkarkua nga Kurti./Indeksonline