21:51 / E Martë, 23 Prill 2019 / indeksADMonline

Hoti: Samiti i Berlinit do t`i definojë vijat e kuqe në dialog

Analisti politik Afrim Hoti ka thënë se Samiti i Berlinit do të përkufizojë dialogun Kosovë-Serbi dhe atë se çka nuk guxon të diskutohet.

Ai ka folur të matën në RTK ku ka thënë se aty do të merret vesh se cilat janë vijat e kuqe.

“Në samitin e Berlinit pres të bëhet një përkufizim. Aty do të merret vesh se cilat janë vijat e kuqe, se për çka nuk guxon të diskutohet. Në samit vetëm vendosen konturat dhe objektivat se nga duhet të ecet”, ka thënë ai./Indeksonline/