75 Mall Live Search
21:22 / E Martë, 16 Shkurt 2021 / OSH

Hoti së bashku më djemtë merr pjesë në koncertin e Filarmonisë, për nder të pavarësisë

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, së bashku më dy djemtë e tij ka marrë pjesë në koncertin festiv të Filarmonisë së Kosovës , shkruan IndeksOnline.

Hoti në përshkrimin e disa fotografive që ka shpërndarë në Facebook ka bërë të ditur se ky aktivitet është në kuadër të shënimit të 13 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

“Ishte kënaqësi që bashkë me djemtë Ledionin dhe Antianin të merrja pjesë në koncertin festiv të Filarmonisë së Kosovës.

Aktivitet ky në kuadër të shënimit të 13 vjetorit të Pavarësisë së vendit tone”, tha ai./IndeksOnline/